DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Pas fitores së Joe Biden, Ricky Martin nuk e fsheh dot gëzimin

Shpërndaje

Në këtë fushatë presidenciale, të shumtë ishin personazhet dhe emrat e njohur, të cilët zgjodhën të mbajnë qëndrimin e tyre të hapur mbi zgjedhjet, në rrjetet e tyre sociale.

Këngëtari, tekstshkruesi dhe producenti i njohur, Ricky Martin, po ashtu është në mesin e të famshmëve që ka bërë një reagim pas fitores së Joe Biden dhe Kamala Harris.

Ai shprehet i lumtur për presidentin e 46-të të ShBA-së, duke thënë se është shumë i nderuar që ka qenë pjesë e fushatës së tij.

“Ju uroj më të mirën President i zgjedhur Joe Biden. Faleminderit për integritetin dhe frymën tuaj bashkuese. Si Porto Rikan, jam i nderuar që kam punuar me ju në këtë fushatë të vështirë”.

Ricky gjithashtu nuk harron të urojë edhe Kamala Harris,  gruan e parë zëvendës-presidente në Amerikë.

“Urime Kamala Harris për bërjen e historisë, duke ruajtur hirin”, shkroi ai në rrjetin social Facebook. /SYRI.NET/

Pas fitores së Joe Biden, Ricky Martin nuk e fsheh dot gëzimin 1

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *