DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Pas largimit nga ‘’Portokallia’’, Eneda Tarifa i bashkohet politikës

Shpërndaje

Pak ditë se ‘’Portokallia’’ të lajmëronte nisjen e sezonit të ri, Eneda Trafia lajmëroi nëpërmjet faqes së saj në Instargram se ishte larguar nga moderimi i spektaklit të humorit.

Së fundmi këngëtarja ka ndërmarr një angazhim tjetër, duke iu bashkuar politikës, në mbështetje të Partisë Socialiste në zgjedhjet e 25 Prillit.

Ajo ishte e pranishme në krah të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj në një bashkëbisedim me një grup të rinjsh të Njësisë 1 në Tiranë, ku zbuloi për herë të parë se do jetë në krah të PS-së.

“Me zhvillimet që kanë ndodhur gjatë këtyre viteve, duke marrë parasysh që jam edhe këngëtare, artiste, por edhe nënë sigurisht, mendohem edhe për të ardhmen e vajzës sime dhe të fëmijëve të shoqeve të mia, mendoj se ky është drejtimi i duhur.,” -iu drejtua Eneda të rinjve.

Por duket se angazhimi në politikë nuk do e largojë këngëtaren e njohur nga muzika, pasi sikundër ka bërë publike më herët ajo do të jetë konkurente në edicionin e sivjetshëm të Kënga Magjike 2021.

Pas largimit nga ‘’Portokallia’’, Eneda Tarifa i bashkohet politikës 1

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *