DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Pas një beteje ligjore prej disa vitesh Brad Pitt-it fiton gjyqin për kujdestarinë e fëmijëve

Shpërndaje

Pas një beteje ligjore prej disa vitesh Brad Pitt-it i është dhënë kujdestaria e përbashkët e fëmijëve të tij me Angelina Jolie. Jolie dorëzoi kërkesën për divorc në vitin 2016 dhe çifti kanë qenë të angazhuar në një betejë kujdestarie që nga ajo kohë.

Brad, 57 vjeç dhe Jolie, 45 vjeçe, janë prindër të Pax, 17 vjeç, Zahara, 16 vjeçe, Shiloh, 14 vjeçe dhe binjakët Vivienne dhe Knox 12 vjeçar.

Djali i tyre i madh Maddox që është 19 vjeç thuhet se mund ta zgjedhë vetë se më kë do e kalojë kohën dhe për shak të moshës së rritur nuk i nënshtrohet vendimit të kujdestarisë.

Angelina nuk kishte kundërshtuar kujdestarinë e përbashkët, por ka kritikuar vendimin e gjyqtarit për të mos lejuar fëmijët e tyre të dëshmojnë në seancat.

Çifti u njoh si ‘Brangelina’ nga fansat dhe u takuan në xhirimet e filmit 2005 “Mr and Mrs Smith”.

Kjo ishte martesa e dytë për Pitt- i cili kishte qenë më parë i martuar me Jennifer Aniston – dhe e treta për Jolie pas aktorëve Billy Bob Thornton dhe Jonny Lee Miller.

 

 

Pas një beteje ligjore prej disa vitesh Brad Pitt-it fiton gjyqin për kujdestarinë e fëmijëve 1

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *