DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Pas problemeve  me “Forbes”, jep dorëheqjen edhe CEO i “Kylie Cosmetics”

Shpërndaje

Kylie Jenner ka humbur edhe CEO-në e “Kylie Cosmetics”, Christoph Honnefelder, i cili u bashkua me kompaninë vetëm në janar të këtij viti. Gjigandi i bukurisë Coty – i cili ka 51% të aksioneve në kompaninë e makijazhit të Jennerit në vlerë 600 milionë dollarë – njoftoi dje se po bënte një numër ndryshimesh që do t’i lejonte kompanisë të përqendrohet në punën kreative dhe ruajtjen e prestigjit të saj. Tronditja vjen pasi aksionet e Coty-t ranë për 13% muajin e kaluar pasi “Forbes” hoqi Kylie Jenner-in nga lista e miliarderëve dhe e akuzoi atë për ‘’fryrjen e vlerës së biznesit të saj’’.

Kujtojmë këtu se Jenner shiti 51% të aksioneve të markës së saj “Kylie Cosmetics” të Coty në janar për 600 milionë dollarë në një marrëveshje që vlerësoi kompaninë në vlerë 1.2 miliard dollarë.

Jenner u hoq nga lista e miliarderëve të “Forbes” të premten pas pretendimeve se ajo ka “fryrë pasurinë dhe suksesin e biznesit të saj për vite të tëra”. ‘’Forbes’’ publikoi një raport real të të ardhurave të Jenner dhe kompanisë së saj.

Pas problemeve  me “Forbes”, jep dorëheqjen edhe CEO i “Kylie Cosmetics” 1

 

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *