DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Art & Culture

Pas ribashkimit, grupi legjendar ABBA vendosin të ndahen përfundimisht

Shpërndaje

Përpara se bota të përjetonte pandeminë e koronavirusit, grupi i njohur legjendar ABBA kishin deklaruar se do të bashkoheshin për të sjellë disa këngë të reja gjatë verës 2020. Megjithatë gjatë këtij viti grupi u bashkua për të realizuar albumin e tyre ‘’Voyage’’, 39 vite pas ndarjes. Por vetëm pak kohë pas këtij ribashkimi ABBA ka njoftuar se ata po shpërbëhen përsëri dhe këtë herë përfundimisht.

Kaq ishte,” tha anëtari i grupit Benny Andersson, për ‘’The Guardian’’, duke u dhënë një tjetër drejtim planeve për ribashkimin e shumëpritur të grupit dhe duke thënë se sa e mrekullueshme ishte të bënin muzikë përsëri së bashku megjithëse po planifikojnë të mos e bëjnë më kurrë. “Duhet të ishte kështu, ju e dini.”

Kurrë nuk e kam thënë se ABBA nuk do të bashkohej më kurrë. Por mund t’jua them tani: Kaq ishte,” deklaroi ai përfundimisht. “Voyage”pritet të publikohet më 5 nëntor .

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *