DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Kendi i Filmit dhe Letërsisë

Pas suksesit të ‘’Friends’’, edhe aktorët e ‘’Harry Potter’’ mund të ribashkohen së shpejti

Shpërndaje

Mediat e huaja shkruajnë se kasti i aktorëve të ‘Harry Potter’ mund të ribashkohet së shpejti. Sipas tyre aktorët janë ftuar për të filmuar një speciale të vetme këtë muaj, inspiruar pas suksesit të ribashkimit të fundit të ’’Friends.’’

Emrat kryesorë duke përfshirë Daniel Radcliffe (Harry), Rupert Grint (Ron Weasley),  dhe Emma Watson (Hermione Granger), supozohet se do të rikrijojnë skena ikonike. Edhe pse të tre janë tani aktorë që kanë arritur suksese të mëdha, rolet në ‘’Harry Potter’’ ishin ato që u hapën dyert e famës dhe karrierës.

Një burim i tha ‘’The Sun’’ se treshes iu ofrua një shumë e madhe nga shefat për projektin, i cili është mbajtur i fshehtë.

Seriali u shfaq premierë me “Harry Potter And The Philosopher’s Stone” në vitin 2001 dhe përfundoi në vitin 2011 me “Harry Potter And The Deathly Hallows”, Pjesa 2.

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *