DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Pas suksesit të “Future Nostalgia”, Dua Lipa drejt përgatitjes së albumit të ri

Shpërndaje

Dua Lipa ka tejkaluar çdo parashikim me sukseset e saj të njëpasnjëshme falë albumit “Future Nostalgia”. Albumi u publikua gjatë periudhës së karantinës, por pavarësisht faktit se u publikua në një periudhë të vështirë, ishte një ogur i mirë për shumë arritje.

Ndërsa po shijon ende suksesin e jashtëzakonshëm, këngëtarja shqiptare po përgatit albumin tjetër të radhës. Lajmin e ka bërë me dije bashkëpunëtori i saj, Joe Kentish gjatë një interviste për “Variety”.

Kentish thotë se Lipa tashmë po mendon për albumin e tretë dhe po planifikon të nxjerrë diçka krejtësisht të ndryshme.

Ajo po merr kohë për të realizuar plotësisht albumin nga ana konceptuale, por besimi në vetvete për të nxjerrë diçka krejt ndryshe është i madh.”, tha ai.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *