Për herë të parë një grua do të jetë në krye të Muzeut Louvre në Paris
Shpërndaje

Për herë të parë një grua do të jetë në krye të Muzeut Louvre në Paris. Laurence des Cars është emëruar drejtoresha e ardhshme. “Des Cars do të pasojë Jean-Luc Martinez në shtator”, njoftoi Ministria e Kulturës franceze. Ajo u emërua si drejtoresha e ardhshme e Luvrit nga Presidenti Emmanuel Macron, pas sugjerimit nga ministrja e Kulturës, Roselyne Bachelot-Narquin dhe do të jetë në atë post për 4 vitet e ardhshme.
Muzeu i famshëm i artit në kryeqytetin francez është një nga muzetë më të vizituar në botë dhe shtëpia e veprave të shumta të njohura.