DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Lifestyle

‘Për mua nuk ka qënë si një shëtitje’ / Maria De Filippi flet per situaten e krijuar nga COVID/19

Shpërndaje

Për mua nuk ka qënë si një shëtitje’ janë fjalët e moderatores së njohur Maria De Filippi në një intervistë për revistën e njohur ‘Oggi’.

Prezantuesja shumë e njohur pranoi se ishte frikësuar shumë muajt e fundit për shkak të pandemisë së Covid-19.

Kam bërë 6 teste seriologjike në mesin e shumë preokupacioneve, udhëtoj me doreza dhe dizifektantë’ është shprehur ajo gjatë intervistës.

Gjithashtu puna e saj i’a ka shtuar më shumë ankthin.

‘Për shkak të punës më duhej të takoja vazhdimisht njerëz dhe vazhdimisht tmerrohesha nga fakti se mund të merrja virusin. Për këtë arsye mbaja dhe një pompë në çantën time dhe në komedinën e krevatit dhe e përdorja shpesh për tu qetësuar. Isha në ankth’.

Në fund të intervistës prezantuesja bëri thirrje për kujdes edhe pse situata  është drejt përmiresimit:

“E vërteta është se nuk ka mbaruar, të gjithë duhet të mësojmë të jetojmë me këtë virus, duhet të mësohemi me distancimin dhe të mendojmë ndryshe”.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *