Përfitimet shëndetësore të frutave të thata
Shpërndaje

Konsumi i frutave të thata ndikon jo vetëm për një shëndet më të mirë, por ofron shumë minerale esenciale, vitamina dhe fibra që ju nevojiten çdo ditë.
Përfitime shëndetësore të frutave të thata janë të mëdha. Ato mund të përmirësojnë shëndetin tonë të përgjithshëm duke mbushur disa boshllëqe mjaft të rëndësishme ushqyese në dietat tona.
Një studim i botuar në “Journal of Academy of Nutrition and Dietetics”, zbuluan se njerëzit që hanë rregullisht fruta të thata kishin një dietë me cilësi më të lartë krahasuar me ata që nuk hanë fruta të freskëta ose të thata.
Studimi tregoi se ata që konsumonin fruta të thata gjithashtu kishin indekse më të ulëta të masës trupore dhe perimetrit të belit.
Disa nga frutat e thata që mund të konsumoni përditë, që ju japin vlera ushqyese dhe nuk ju shëndoshin:
Boronica e kuqe
Është pothuajse e pamundur të gjeni boronica të kuqe të thata pa sheqer të shtuar, por në porcione të përshtatshme ato janë gjithsesi një zgjedhje shumë e shëndetshme. Ngjyra e errët e ushqimeve, duke përfshirë boronicat e kuqe, është e lidhur me vlera të mëdha ushqyese.
Rrush i thatë
Mund të konsumohet siç është ose të përdoret në gatim. Është një burim shumë i mirë i mineraleve si p.sh kalium.
Dardha
Dardhat e thata janë një burim i mirë i vitaminës C, hekurit dhe vitaminës K. Provoni t’i shtoni në sallatë për një shije të veçantë.
Hide apo xinxife
Edhe pse jemi mësuar t’i konsumojmë jo të thata, hidet e thata janë një burim i shkëlqyer i Vitaminës C.
Kumbulla
Edhe pse me mungesë fibrash, kumbullat e thata kanë një efekt laksativ, pastrues për trupin. Përveç kësaj, në një kupë ka 2.5 gramë proteina dhe 13% të kërkesave tuaja ditore për hekur.