Përndiqte Luana Vjollcën , arrestohet në flagrancë i riu nga Gjakova
Shpërndaje

Policia e Tiranës ka vënë në pranga shtetasin A.M. 29-vjeçar, banues në Gjakovë, pasi dyshohet se ka përndjekur moderatoren dhe showgirl e njohur Luana Vjollca prej muajsh.
I riu nga Kosova është arrestuar në orët e para të mëngjesit, pasi thuhet se kishte shkuar pranë banesës së Vjollcës.
“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. M., 29 vjeç, banues në Gjakovë, Kosovë, pasi në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur një shtetase.”, thuhet në njoftimin e policisë së Tiranës.
Të njëjtin person moderatorja e njohur e ka denoncuar edhe më herët në polici pasi e përndiqte dhe e ngacmonte prej disa muajsh.
Kjo është hera e dytë që Vjollca përballet me fansat në organet e drejtësisë. Më herët policia ka arrestuar një tjetër person për përndjekjen e moderatores.
View this post on Instagram