DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Personazhi më i famshëm në Instagram/ ‘The Rock’ rrëzon nga froni Kylie Jenner

Shpërndaje

Kompania e marketingut  ‘Hopper HQ’, raportoi se 48-vjeçari Dwayne Johnson ( i njohur si The Rock) , paguhet afërsisht 1,015,000 dollar për një postim të sponsorizuar, ndërsa Jenner tani renditet e dyta dhe paguhet 986.000 dollarë për një postim në Instagram.

Johnson numëron 189 milionë ndjekës në rrjetin e lartpërmendur ndërsa Jenner ka 183 milionë.

Po ashtu në këtë listë është edhe futbollisti Cristiano Ronaldo – i cili paguhet 889.000 për një postim, më pas motra e Kylie, Kim Kardashian me 858.000 dhe në top pesëshe renditet këngëtarja Ariana Grande me 853.000 për postim.

‘Hopper HQ’ filloi të botojë një listë të yjeve më të paguar që në vitin 2017 pasi kishte arritur marrëveshje me disa personalitete të mediave sociale, influencues dhe njerëz me ndikim – për të përcaktuar se sa paguheshin për një postim të sponsorizuar.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *