DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Pësoi abort spontan pak orë para koncertit, këngëtarja ngjitet e përlotur në skenë

Shpërndaje

Jessie J shpërtheu në lot në skenë teksa performoi në një koncert në Los Angeles disa orë pasi njoftoi se kishte pësuar një abort spontan. Këngëtarja e njohur britanike tregoi më tej se ky ka qenë një vit i vështirë për të dhe se kjo ngjarje e ka tronditur shumë.

“Në dhjetor të vitit të kaluar humba dëgjimin, u diagnostikova me Menieres. Pastaj humba zërin tim, gjë e cila ishte e tmerrshme. Pastaj humba fëmijën tim. E di që do të jem mirë sepse nuk ka asgjë tjetër për të zgjedhur në mënyrën se si jetoj”. – tha ajo.

Këngëtarja edhe me herët ka tentuar disa herë të kishte femije ne menyre natyrale dhe kjo ishte hera e parë që ajo ishte shtatzene.

“Vendosa të kem një fëmijë vetë. Sepse është gjithçka që kam dashur ndonjëherë dhe jeta është e shkurtër. Të mbetesha shtatzënë ishte një mrekulli në vetvete dhe një përvojë që nuk do ta harroj kurrë dhe e di që do ta kem përsëri”. – shtoi ajo.

“E di gjithashtu se miliona gra në mbarë botën e kanë ndier këtë dhimbje dhe shumë më keq. Ndihem e   lidhur me secilën prej jush që njoh dhe ato prej jush që nuk i njoh”. – perfundoi ajo.

 

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *