Pink ka një kërkesë publike për Cristiano Ronaldo-n
Shpërndaje

Cristiano Ronaldo është një nga futbollistët më të mirë në botë. Talenti, triumfet dhe pasuria e fituar ndër vite nuk e kanë penguar asnjëherë yllin portugez që të jetë iniciues dhe mbështetës i një sërë fushatash humanitare, filantropike, kryesisht në ndihmë të fëmijëve.
Pikërisht për gatishmërinë e CR7, për të ndihmuar kurdo dhe këdo që është nevoja, këngëtarja amerikane Pink i ka drejtuar atij një apel publik për ndihmë të cilit CR7 i është përgjigjur pa hezitim.
Me anë të një postimi në ‘Twitter’ ajo shkruan se dëshiron të bëjë të lumtur disa fëmijë, duke mos treguar shumë detaje, kush apo si – dhe sipas të cilës ata nuk duan asgjë tjetër përveç fanellës së Cristiano Ronaldos për Krishtlindje.
Nuk ka vonuar shumë dhe ka reaguar CR7 duke thënë se është i gatshëm të bëhet pjesë e kësaj nisme.
Hey @Cristiano I’m sponsoring a couple kids this year for xmas that want nothing else besides one of your jerseys. They don’t have much- but I’m determined to make this happen. Fancy sending me a couple and changing their lives? I know you do wonderful things all the time, but…
— P!nk (@Pink) November 25, 2021