DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

”Po humbas zerin” – Jessie J flet për sëmundjen dhe momentet e vështira që po kalon

Shpërndaje

Jessie J ka rrefyer se shëndeti i saj është përkeqësuar me kalimin e kohës, aq sa ka nsiur t’i preke edhe zerin, duke ia veshtiresuar keshtu pasionin e saj… te kenduarit.

“Dje u përpoqa të këndoj një këngë që zakonisht mund ta këndoj me lehtësi, dhe nuk munda. Problemi që kam nuk është me zërin tim, por po ndikon në zërin tim,” shkroi këngëtarja në Instagram, duke shtuar se kjo gje po e demoralizon dhe po e thyen se brendshmi.

Kengetarja e njohur u diagnostikua me sëmundjen Ménière në dhjetor te vitit te kaluar – një çrregullim që prek veshin e brendshëm dhe shkakton marramendje të rëndë, zhurmë në vesh dhe humbje dëgjimi.

“Kanë kaluar 6 muaj dhe ende nuk mund të kaloj një ditë të plotë pa dhimbje në mes të qafës/fytit. Disa ditë janë shumë më të mira se të tjerat,” tregoi ajo.

“Ndihem aq e humbur dhe aq vetëm në atë që po ndodh. Unë mendoj se po e ndaj këtë sepse njerëzit gjithmonë më thonë ‘Si qëndron kaq pozitive gjatë gjithë kohës’ dhe e vërteta është se nuk jam” -tha ajo. “Unë nuk e jap veten. Por nuk krenohem që pretendoj se jam mirë. Nuk është e shëndetshme.”
Këngëtarja e e njohur e ndau këtë mesazh për të gjithë ata që po kalojnë nëpër të njëjtën situatë, për t’u thënë se s’janë vetëm.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *