DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Kendi i Filmit dhe Letërsisë Lifestyle

Po i ndjeni festat? 10 filmat e Krishtlindjeve që nuk duhen humbur

Shpërndaje

Pa dyshim, Krishtlindja është koha më e mrekullueshme e vitit. Po çfarë e bën këtë periudhë edhe më të mrekullueshme? Sigurisht të gjithë filmat magjikë që të japin një ndjesi harmonie për jetën. Një ide për një natë perfekte dhjetori? Gatuani darkën tuaj të preferuar dhe vendosni një nga filmat më të mirë të Krishtlindjeve në Netflix.

Pas përfundimit të filmit, ne jemi të sigurt që disa skena do të qëndrojnë me ju. Pavarësisht nëse ju pëlqejnë filmat e animuar, romantikë apo edhe horror të Krishtlindjeve, ju patjetër do të mbani mend disa thënie të famshme nga filmat tuaj të preferuara të festave. Nga filmat ikonë ‘’Home Alone’’ deri tek

‘’Holidate’’ këta janë disa nga prodhimet kinematografike mw tw bukura për Krishtlindje.

 

1.Home Alone

14 filmat që duhet të shikoni në festat e fundvitit dhe një

 

2.The Holiday

14 filmat që duhet të shikoni në festat e fundvitit dhe një

Një britanike dhe një amerikane vendosin që të shkëmbejnë shtëpitë për festat. Vendimi rezulton në gjetjen e dashurisë, për secilën.

3.The Christmas Chronicles

14 filmat që duhet të shikoni në festat e fundvitit dhe një

Kush mund të mos pëlqejë një film ku një çift, që janë të tillë edhe në jetën reale, luajnë rolin e Babagjyshit dhe Babagjyshes? Ndërkohë dy fëmijë tentojnë që t’i filmojnë në kamera.

4.Arthur Christmas

14 filmat që duhet të shikoni në festat e fundvitit dhe një

Filmi perfekt për Krishtlindje për fëmijët, familjet dhe të gjithë të tjerët që i adhurojnë Krishtlindjet. Në të do shohim ‘botën’ që fshihet pas organizimit të dhuratave të Babagjyshit.

5.Deck the Halls

14 filmat që duhet të shikoni në festat e fundvitit dhe një

Filmi ikonë i 2006-s, ku luan Matthew Broderick dhe Danny DeVito, që janë në rolin e dy fqinjëve që përplasen për dritat e festave.

6.The Santa Clause

14 filmat që duhet të shikoni në festat e fundvitit dhe një

Kur një burrë vret pa dashje Santa në prag të Krishtlindjes, ai e gjen veten të zërë vendin e tij. Filmi i vitit 1994 me komedianin Tim Allen.

 

 

 

7.The Polar Express

14 filmat që duhet të shikoni në festat e fundvitit dhe një

Përralla tregon historinë e një djaloshi që niset me trenin magjik për në Polin e Veriut. Dhe do të gjeni Tom Hanks, që është mishërimi i shpirtit të Krishtlindjeve në botën e Hollivudit.

8.How the Grinch Stole Christmas

14 filmat që duhet të shikoni në festat e fundvitit dhe një

Nuk ka Krishtlindje, pa Grinch-in. Dhe s’ka Grinch pa Jim Carey-n.

9.Love Actually

14 filmat që duhet të shikoni në festat e fundvitit dhe një

Filmi i 2003-shit tregon nëntë histori të ndërthurura që shqyrtojnë ndërlikimet e një emocioni që na lidh të gjithëve: dashurinë.

10.Holidate

14 filmat që duhet të shikoni në festat e fundvitit dhe një

Kjo komedi-romantike është publikuar këtë tetor në Netflix dhe tregon historinë e dy personave që u ka ardhur në majë të hundës që t’i kalojnë pushimet si beqarë, kështu që vendosin të jenë bashkë për një vit.

 

 

 

 

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

sqSQ