DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Prej ditësh në spital, William sqaron gjendjen shëndetësore të Princ Philip-it

Shpërndaje

Rreth një javë më parë pallati Buckingham bëri të ditur se Princi Philip, është shtruar në spital “si masë parandaluese”.  Sipas lajmërimit zyrtar bashkëshorti 99-vjeçar i Mbretëreshës Elizabeta II nuk ishte ndjerë mirë për disa ditë, por gjendja e tij shëndetësore nuk kishte të bënte me koronavirusin.

Së fundmi Princi  William është shprehur mbi gjendjen shëndetësore të gjyshit të tij.

Gjatë një vizite në një qendër vaksinimi, princi William ndër të tjera informoi gazetarët mbi gjendjen e gjyshit të tij, duke thënë “Ai është mirë, por mjekët  po e mbajnë nën kontroll”.

Princi Philip dhe mbretëresha morën dozën e parë të vaksinës së Covid-19 më 9 janar.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *