DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Princ Harry flet për herë të parë për eksperiencën si baba i dy fëmijëve: Archie çapkën, Lilibet shumë e qetë

Shpërndaje

Princi Harry ka folur për herë të parë për eksperiencën si baba i dy fëmijëve, ndersa eshte shprehur se si ka ndryshuar perspektiva e tij për jetën pas ardhjes në jetë të vajzës.

Gjatë eventit të WellChild Awards, Harry e ka krahasuar jetën e re me një lojë xhonglerësh. Gjithashtu ka treguar se ai dhe Meghan janë shumë me fat qe kane Lilibet dhe Archie-n.

“Ajo është shumë e qetë dhe duket e lumtur që thjesht qëndron aty e ulur teksa Archie vrapon rreth e rrotull si nje trazavac i vertete”, është shprehur Harry.

Në muajin qershor, Meghan Markle dhe Princi Harry u bënë prindër për herë të dytë, teksa ne jete erdhi Lilibet Diana.

Diten e djeshme Harry udhëtoi sërish drejt Mbretërisë se Bashkuar ku se bashku me William ne nje ceremoni te vecante zbuluan skulpturën më të re në nder të princeshës Diana.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *