Princat Harry dhe William pa bashkëshortet në zbulimin e statujës së Lady Diana
Shpërndaje

Princi William dhe Princi Harry do të zbulojnë statujën në nder të Princeshës Diana diten e sotme, por sipas nje burimi te brendshem ata nuk do të shoqërohen nga bashkëshortet e tyre, Kate Middleton dhe Meghan Markle. Po ashtu sipas mediave ne kete ceremoni nuk do te jete i pranishem as Princi Charles, i cili ka planifikuar një udhëtim në Skoci.
Vëllezërit do të përkujtojnë 60-vjetorin e lindjes së nënës së tyre me një ceremoni të vogël në Pallatin Kensington, që ishte rezidenca mbretërore e Dianës. Princat William dhe Harry e porositën statujën e Lady D në vitin 2017.