DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz Star Inspiration

Princesha Sharlot feston ditelindjen e peste. Prinderit shperndajne fotot e saj duke shperndare ushqime per personat ne nevoje.

Shpërndaje

Sot princesha Sharlot feston ditëlindjen e pestë, ajo shfaqet duke shpërndarë pako me ushqime të bëra në shtëpi për personat në nevojë, gjatë krizës së koronavirusit.

Ajo ka ndihmuar familjen që ti çojë ushqime të moshuarve dhe të varfërve në Norfolk.

Princesha Sharlot feston ditelindjen e peste. Prinderit shperndajne fotot e saj duke shperndare ushqime per personat ne nevoje. 1

Në një foto, ajo shihet teksa troket në derën e një shtëpie dhe në dorë ka një qese me makarona të freskëta, të bëra në shtëpi.

Fotot janë bërë në Prill nga nëna e saj, dukesha e Kembrixhit, e apasionuar pas fotografisë.

Princesha e vogël i është bashkuar kështu prindërve, dukës së Kembrixhit dhe dukeshës, si edhe vëllezërve, princit Xhorxh dhe Luis, për të shpërndarë ushqimet, në zonat pranë shtëpisë së familjes në Anmer Hall, në pronën e mbretëreshës në Sandringham.

Gjatë pesë javëve të shkuara, stafi i mbretëreshës në Sandringham, ka përgatitur dhe shpërndarë ushqime për pensionistët dhe njerëzit në nevojë që jetojnë në zonën përreth.

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *