Princeshë Sofia jep lajmin e gëzuar, në pritje të fëmijës së tretë
Shpërndaje

Pak ditë më parë familja mbretërore suedeze njoftoi se Princeshë Sofia dhe Princi Carl ishin infektuar me Covid-19.
Por mes këtyre ditëve në përballje me virusin, familja mbretërore ka ndarë dje me dashamirësit e saj edhe një lajm shumë të bukur. Princeshë Sofia është në pritje të ëmbël dhe në prill-maj 2021 pritet të sjellë në jetë fëmijën e tretë.
“Jemi shumë të lumtur dhe mezi po presim të vijë fëmija ynë i tretë, një vëlla ose motër të princit Gabriel dhe princit Aleksander. Një anëtar i ri i vogël i familjes sonë””- shkruhej në krah të fotos bardh e zi të çiftit mbretëror.
Kujtojmë këtu se ajo hoqi fustanin e princeshës në javët e para të pandemisë për t`iu bashkuar vijës së parë të përballjes me Covid-19, si infermiere.