DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Princi Harry dhe Bon Jovi bashkojnë forcat për bamirësi (Detajet)

Shpërndaje

Duka i Sussex u takua ditën e sotme me Jon Bon Jovi në Abbey Road Studios, ku ylli amerikan i rock-ut regjistroi një sigëll të veçantë në ndihmë të Fondacionit Invictus Games. Princi Harry, po kryen angazhimet e tij të fundit para se ai dhe gruaja Meghan zyrtarisht të heqin dorë nga froni në 31 Mars.

Duka, i cili ndau momente mjaft të gëzuara me Jon javën e kaluar në Instagramin e Sussex Royal, e ndoqi atë teksa performonte me Korin e Lojrave Invictus. Dyshja më pas biseduan me anëtarët e korit, si dhe me konkurrentët nga Lojërat e mëparshme Invictus.

Kori i Lojrave të Invictus, i cili menaxhohet dhe shpërndahet nga ‘’Ndihma për Heronjtë’’, është i përbërë nga veteranë të plagosur, të sëmurë si edhe personel shërbimi nga të gjitha degët dhe rangjet e ndryshme të Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar që bashkohen dhe përdorin fuqinë e muzikës për të ndihmuar rimëkëmbja e tyre.

Princi Harry themeloi Lojrat Invictus në 2014, një ngjarje ndërkombëtare adaptive multi-sportive në të cilën marrin pjesë personeli dhe veteranët e shërbimeve të armatosura, të plagosurë ose të sëmurë.

Ky turne celebron fuqinë e sportit në rikuperimin dhe si mund të ndihmojë, fizikisht ose psikologjikisht, ata që vuajnë nga lëndime ose sëmundje. Eventi i parë u zhvillua në Londër dhe që atëherë është mbajtur në Orlando në vitin 2016, Toronto në 2017 dhe Sidney në 2018. Lojërat e pesta ‘’Invictus’’ do të zhvillohen në Hagë në maj të këtij viti.

Versioni origjinal i ‘’Unbroken’’ do të shfaqet në albumin e ardhshëm ‘’Bon Jovi 2020’’. Versioni  me korin e Lojrave Invictus, do të dalë në treg në mars, në mbështetje të Fondacionit Invictus Games.

Burimi: Hello Magazine

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *