Princi William dhe Dukesha Kate publikojnë portretin e ëmbël familjar për Krishtlindje (FOTO)
Shpërndaje

Princi William dhe Dukesha Kate kanë ndarë me fansat dhe dashamirësit në mediat sociale portretin familjar të Krishtlindjeve, një traditë kjo e vjetër e familjes mbretërore.
Dukesha është fotografuar duke veshur një triko ngjyrë vishnje dhe xhinse, me flokët e lëshuar, ndërsa Charlotte ka veshur një triko me jakë, pantallona të zeza dhe çizme, me flokët e saj në dy gërsheta. Princi William shihet i veshur me një pulovër jeshile dhe xhinse në ngjyrë të errët, ndërsa dy djemtë George dhe Luis duken të adhurueshëm me pulovërat e tyre dhe pantallona të frymëzuara nga ‘Polo’.
Kjo duhet të jetë një nga kartolinat më të bukura të fundvitit, ndonëse ndjekësit me zor po presin dehe kartolinën e Meghan dhe Harry së bashku me Archie-n, të cilët këtë vit do ti festojnë Krishtlindjet në SHBA.