Princi William dhe Kate Middleton festojnë përvjetorin e martesës
Shpërndaje

9 vite më parë, më 29 prill të vitit 2011, Princi William dhe Kate Middleton shkëmbyen premtimet në derën e kishës ‘Westminster Abbey’.
Në faqen e tyre në mediat sociale, familja mbretërore ka shpërndarë një fotografi të Kate e William , ditën e dasmës, të lumtur dhe të buzëqeshur pranë njëri-tjetrit.
“Sot nëntë vjet më parë – faleminderit për të gjitha mesazhet tuaja të bukura në përvjetorin e martesës së Dukës dhe Dukeshës së Kembrixhit”, kanë shkruar ata në mesazhin që shoqëron fotografinë.
Ky përvjetor e ka gjetur çiftin mbretëror në shtëpinë e tyre në Norfolk të Anmer Hall, ku ata po qëndrojnë në izolim me tre fëmijët e tyre që prej fillimit të kufizimeve nga pandemia.