Prindër për herë të parë/ Vjen në jetë vajza e Gigi Hadid dhe Zayn Malik
Shpërndaje

Ylli i ‘’One Direction’’ Zayn Malik dhe modelja Gigi Hadid janë prindërit më të rinj të showbizit.
Modelja solli në jetë një vajzë dhe lajmin e ndau në rrjetet sociale me një foto të veçantë, ku shpreh emocionin e ardhjes në jetë të vogëlushes. Edhe Zayn ka ndarë këtë moment pranë vogëlushes dhe shkruan se dashuria për të është përtej asaj që mund të kuptohet.
“Vajza jonë është këtu, e shëndetshme dhe e bukur”, shkroi ai. “Jam duke u munduar të tregoj se si po ndihem tani por është e pamundshme. Dashuria që ndiej për këtë njeri të vogël është përtej kuptimit tim”.
Çifti nuk e kanë zbuluar akoma emrin e vogëlushes, ndërsa në mediat sociale kanë marr shumë urime nga fansat për jetë të gjatë dhe të lumtur.