Pritjes së ëmbël i erdhi fundi/ Emily Ratajkowski nënë për herë të parë
Shpërndaje

Emily Ratajkowski është bërë nënë për herë të parë. Supermodelja ka sjellë në jetë vogëlushin e saj ditën e hënë , por vetëm dje e ka bërë publik lajmin, duke ndarë me fansat dhe dashamirësit këtë gëzim të jetës së saj.
“Sylvester Apollo Bear erdhi në tokë pranë nesh. Ai arriti më 3/8/21dhe ky është mëngjesi më i pabesueshëm, i bukur dhe i mbushur me dashuri i jetës sime”, shkroi ajo në foton e parë me të birin, duke na zbuluar kësisoj edhe emrin e tij.
Modelja 29-vjeçare është e martuar me Sebastian Bear – McClard që në vitin 2018.
View this post on Instagram