DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Projekti i ri/ Inva Mula zbulon planet me djalin e saj Anthony

Shpërndaje

 

Sopranoja Inva Mula në një intervistë për revistën ‘’Who’’ ka treguar se së shpejti do të sjellë një bashkëpunim me djalin e saj Anthony.

“Kam shumë projekte, por ai që kam më shumë përzemërt është bashkëpunimi me djalin tim, një projekt që nuk e kam bërë publik, por me ty dua ta bëj, sepse ti i mban si thesar gjërat. Me Anthony-n kemi një vit që po punojmë me projektin ‘Elektro-Lirik’, një projekt që është shumë i bukur, por u ndërpre prej pandemisë, pasi nuk mund të ishim bashkë. E kemi vazhduar virtualisht dhe tani po pres të vijë sërish që ta vazhdojmë. Sigurisht që do kohën e vet, por mendoj që edhe ky do jetë projekt i bukur, sepse bashkëpunimet me fëmijët qenkan të papara. Nuk ka gjë më të bukur se të arrij të bashkëpunoj me djalin tim, kjo është gjëja më e bukur që mund të më ndodhte në karrierën time. Çfarë unë kam bërë ka kaluar, është bërë, nuk kam më as nevojë të njihem. Të gjithë e dinë kush jam. Tani jam në kërkim të gjërave të reja, të atyre gjërave që më japin kënaqësi. Kjo është e bukura e të qenit artist. Duhet të jesh në kërkim. Unë kurrë nuk e kam përkufizuar veten në atë skenën time dhe vetëm me repertorin tim. Kam dalë edhe jashtë tyre dhe kam ndërmarrë risqe. Janë gjëra që më kanë dhënë kënaqësi personale. Kjo do të thotë të jesh i lirë. Liria e njeriut është aty kur ai fillon të bëjë gjëra edhe jashtë kornizave apo zonës së tij të komfortit.”, është shprehur Inva Mula.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *