Pse është e rëndësishme prania e vitaminës D gjatë kohës që po jetojmë
Shpërndaje

Kujdesi për shëndetin dhe për një imunitet të fortë dhe rezistent nuk ka qenë kurrë më i rëndësishëm sesa gjatë kësaj periudhës të pandemisë.
Kur vjen fjala tek imuniteti , një rol shumë të rëndësishëm luan vitamina D.
Shpesh e përmendur si “vitamina e diellit”, vitamina D është një vitaminë e tretshme në yndyrna që ruhet në mëlçi dhe indet yndyrore.
Pavarësisht nga emri i saj, vitamina D nuk është një vitaminë, por një prohormon, ose pararendëse e një hormoni.
Ekzistojnë dy lloje të vitaminës D: vitamina D2 (ergocalciferol) dhe vitamina D3(kolecalciferol).
Vitamina D është jetike për kockat e shëndetshme, dhëmbët ose muskujt, si dhe një mori përfitimesh të tjera si përmirësimi i gjendjes shpirtërore dhe emocionale.
Burimi kryesor i saj vjen nga rrezet e diellit në kontakt direkt me lëkurën, por mjekët sugjerojnë gjithmonë që edhe të konsumohet një dietë e pasur me vitaminë D e cila rrit imunitetin tuaj.
Dieta e përsosur e vitaminës D në një pjatë përfshin:
-Qumësht
-Manaferra
-Një omëletë me spinaq dhe kërpudha me bukë integrale
-Salmon
-Mollë
-Brokoli
-Patate të ëmbla dhe një sallatë me vaj ulliri