Pse Kate Middleton vishet me të kuqe? Ekspertët e kanë një përgjigje
Shpërndaje

Dukesha e Kembrixhit e meriton me të vërtetë statusin e një prej grave më të veshura mirë në botë dhe me një stil të jashtëzakonshëm . Kate është dukur rrezatuese në të gjitha eventet që ka marr pjesë këtë muaj, duke e rikonfirmuar veten si një ikonë e influencuese mode e stili. Në media nuk ka kaluar pa u vënë re edhe fakti se dukesha po vishet gjithnjë edhe më shumë me të kuqe kohët e fundit. Dhe kur vjen fjala për familjen mbretërore, ekspertët gjithmonë e kanë një shpjegim; duke e konsideruar këtë si një shenjë pushteti.
Me kalimin e viteve, Kate ka grumbulluar pushtet rreth saj, si në detyrat që i janë besuar nga Mbretëresha, por edhe si në arenën globale, duke u bërë një grua influencuese.Mbretëresha Elisabetë ka nisur t`i besojë detyra të rëndësishme, të cilat i zbaton si me bashkëshortin, ashtu edhe vetëm. Dhe duket se përdorimi i shpeshtë i ngjyrës së kuqe është një shenjë e evoluimit të rolit të saj brenda familjes mbreterore, sepse është një nuancë e fortë, që nuk kalon pa rënë në sy dhe imponon një lloj autoriteti.