DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Star Event

Publikohen nominimet për “Billboard Music Awards 2021”

Shpërndaje

Ditën e sotme është publikuar lista e plotë e nominimeve për “Billboard Music Awards 2021”.

Në krye të listës me më shumë nominime qëndron ‘’The Weeknd’’ përkatësisht me 16 nominime përfshirë  këtu nominimin për ‘artistin më të mirë’, ‘artistin më të mirë mashkull’ dhe ‘artistin më të mirë Hot 100’.

Pjesë e listës është edhe artistja shqiptare me famë botërore Dua Lipa, e cila është nominuar në katër kategori.

Dua është nominuar për “Top Artistët më të qëndrueshëm në Billboard 100”, “Top Artistet në kategorinë e femrave”, “Top Artistët më të kërkuar në Radio” dhe për “Top këngët më të dëgjuara në Radio”.

Pjesë e listës me më shumë nominime është edhe superylli i muzikës Taylor Swift. Janë nominuar gjithsej 113 artistë, nga AC / DC te Young Thug. Do të duhet të presim deri më 23 maj për të mësuar se kush do të jenë fituesit.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *