DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Publikohet lista/ Rita Ora në Top 10 artistët më të dëgjuar në Mbretërinë e Bashkuar

Shpërndaje

PPL, kompania e licencimit të muzikës në Mbretërinë e Bashkuar për mbi 110,000 interpretues dhe artistësh ka publikuar së fundmi listën e 10 artistëve më të transmetuar të vitit 2019-të.

Vendi i parë udhëhiqet nga Ed Sheeran, i ndjekur nga Calvin Harris, Sam Smith, Jess Glynne , Pink , George Erza, ndërsa e shtata renditet këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora.

Ka qenë vet artistja e lindur në Prishtinë, ajo e cila në disa fotografi të shpërndara me ndjekësit në Instagram nga njoftimi i PPL, ka falënderuar këta të fundit dhe fansat e saj për këtë sukses.

“Faleminderit të gjithëve që më bëtë artisten e shtatë më të transmetuar në Mbretërinë e Bashkuar të vitit 2019! Unë vërtet e vlerësoj të gjithë mbështetjen e vazhdueshme për gati 10 vjet!’’ – ka shkruar Rita Ora.

 

Publikohet lista/ Rita Ora në Top 10 artistët më të dëgjuar në Mbretërinë e Bashkuar 1

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *