Publikohet traileri i sezonit të pestë të “La Casa De Papel”
Shpërndaje

“Netflix” ka publikuar trailerin e parë për sezonin e peste te “La Casa De Papel” i cili do të nisë transmetimin më 3 shtator. Ky sezon i pestë dhe i fundit i serialit te njohur do të jetë i ndarë në dy pjesë.
“Çfarë nisi si bandë hajdutësh, përfundoi si familje. Përfunduan xhirimet e sezonit të pestë të “La casa de Papel. Një falenderim për të gjithë fansat që ishin pjesë e rezistencës. Mezi presim t’ju tregojmë si përfundon kjo histori” – shkruhej në njoftimin e “Netflix” disa ditë më parë.
“Banda është mbyllur në Bankën e Spanjës për mbi 100 orë. Ata kanë arritur të shpëtojnë Lisbonën, por momenti më i errët është mbi ta pasi kanë humbur njërin prej tyre. Profesori është kapur nga Sierra dhe, për herë të parë, nuk ka një plan arratisjeje” – shkruan Netflix ne lidhje me permbajtjen e ketij sezoni.