DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Publikohet traileri zyrtar i filmit  “House of Gucci”

Shpërndaje

Eshte publikuar traileri zyrtar i filmit  “House of Gucci”, i cili po pritet me kersheri ne te gjithe boten. Projekti kinematografik i cili sjell një portretizim të jetës së dinastisë së famshme familjare, tregon shkëlqimin dhe rënien e Patrizia Reggiani-t (bashkëshortja e Gucci-t), e cila u dënua për komplotin e vrasjes së tij.

Manjati i modës italiane dhe botërore u qëllua jashtë zyrës së tij në Milano në vitin 1995, vrasje për të cilën ish-gruaja e tij u dënua me 29 vjet burg si organizatorja e komplotit.

Filmi sjell jetën e ‘’Zotit dhe Zonjës Gucci’’, një përditshmëri  e vrullshme dhe me dinamika; ku përzihen vrasjet, intrigat, komplotet, dashuria, fama , paraja , dinakria dhe magjepsja.

Lady Gaga dhe Adam Driver, interpretojnë përkatësisht Patrizia Reggiani-n dhe manjatin e modës Guccio Gucci,). E mbuluar bizhuteri prej ari, Gaga krijon një ngjashmëri të jashtëzakonshme me shoqërinë italiane të kohës.

Filmi i cili është bazuar në romanin “House of Gucci: A Sensational Story of Murder, Madness, Glamour, and Greed” pritet të shfaqet në nëntor të këtij viti. Pjesë e kastit të aktorëve do të jenë edhe Al Pacino, Jeremy Irons dhe Jared Leto.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *