DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Kendi i Filmit dhe Letërsisë

Pusho dhe lexo – 5 librat që nuk duhet t’i mungojnë valixhes tuaj të pushimeve

Shpërndaje
Në valixhen tuaj të pushimeve nuk duhet të mungojë kurrsesi një libër. Ata, njerëzit e librave, ju sugjerojnë një mori titujsh, mes të cilëve mund të gjeni të preferuarin ose të preferuarit. Në këtë artikull jemi përpjekur të sjellim një qoshkë të vogël të librit, disa nga botimet me te reja ne gjuhen shqipe. Nëse ju ngjallin kureshtje, zgjidhni një prej tyre, në të kundërt mos ngurroni t’i hyni një kërkimi të shpejtë.
Testament nga Margaret Atwood
Bestseller ndërkombëtar! Fitues i Booker Prize-it për vitin 2019! “Testamentet” është vijimi i shumëpritur i romanit “Rrëfenja e shërbëtores”. Asnjë sistem teokratik apo diktaturë nuk mund të jetojë përgjithmonë dhe goditja finale do t’i vijë nga brenda.
Ditari i Gregut 14 – Katastrofe totale nga Jeff Kinney
Priten ndryshime të mëdha për Greg Heflin dhe familjen e tij. Po e bëjnë shtëpinë më të bukur! Por me krijesat e paftuara, mykun helmues dhe muret që bien, Gregu zbulon shpejt se restaurimi nuk është ashtu siç pritej…Kur më në fund pluhuri do të davaritet, a do të arrijnë Heflët të qëndrojnë… apo do t’u duhet të largohen nga qyteti?
Divorci nga Fanny Cohen Herlem
Përballë divorcit, asnjë pyetje nga fëmijët nuk është e parëndësishme. Fëmijët “vuajnë në heshtje”, ose edhe duke u bërë të zhurmshëm, në këtë mënyrë ata shpresojnë të dëgjohen apo të vihen re nga prindërit e tyre, të cilët as dëgjojnë, as shikojnë! Përballë këtyre vështirësive, dok. Fanny Cohen Herlem iu tregon prindërve se si mund t’u përgjigjen fëmijëve të tyre. Libër nga një specialiste që na tregon eksperiencën e saj.
Deshmitarja e fundit nga Cristina Gregorin
Një rrëfim intensiv dhe i detajuar, që duket sikur është shkëputur nga një faqe pak e njohur e Luftës së Dytë Botërore; një histori për përgjegjësitë personale, për fuqinë e sekreteve dhe për rëndësinë e së kaluarës, që të arrijmë të kuptojmë se kush jemi në të vërtetë.
Hajmalia nga Nicholas Sparks
Në rrënojat e një ndërtese të shkatërruar nga bombardimet, ushtari amerikan me shërbim ne Irak, Logan Tibolt, gjen fotografinë e një gruaje. Një fotografi që në muajt në vazhdim i shërbeu si hajmali në terrenet e vështira të luftës.Pas kthimit në shtëpi në Kolorado, Logan vendos të gjejë gruan e fotografisë.

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *