DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Star Inspiration

Rania e Jordanise,simboli i femres se mencur dhe klas!

Shpërndaje

Mbreteresha Rania e Jordanise duket se eshte edhe mbreteresha e modes.Me nje stil mjaft interesant qe vertitet nga klasikja te modernia,ajo duket se eshte kthyer ne nje influencuese te modes edhe per shume gra te tjera.Rania dallohet edhe si kontribuese ne jeten sociale te Jordanise,e dalluar per nismat e saj ne kuader te mbeshtetjes se grave dhe te rinjve jordanez,arsimimit dhe fuqizimit te tyre.

Mbreteresha Rania eshte organizuese e dhjetera perpjekjeve ne Jordani per te adaptuar nje qasje holistike per arsimin kombetar,duke i inkurajuar agjensite dhe organizatat per te punuar  ne cilesine e mesimdhenies,duke u mesuar standartet,qasjet ne deget e reja te inovacionit,investimet ne komunitet dhe ndergjegjesimin shendetsor.Madheria e saj eshte martuar me Mbretin Abdullah II Husein ibn Al e Jordanit, martese nga e cila kane kater femije: Princ Husein,Princesha Iman,Princesha Salma dhe Princi Hashem. Sa i takon jetes se saj te hershme Rania Al Abdullah ka lindur ne Kuvajt ne nje familje palestineze. Me vone ajo u shperngul ne Jordani,per te studiuar e punuar,vend ku u takua edhe me Princin Abdullah.Qe nga martesa e tyre ne vitin 1993, Rania i eshte pershtatur kodit te veshjes dhe traditave te kombit te saj, ashtu si shumica e njerezve,por mund te themi me plot gojen qe ajo ka krijuar vete stilin e saj.

“Une nuk jam gati te heq dore nga njerezit dhe nga humanizmi” – thote Rania ne intervistat e saj publike, ndersa eshte e vendosur te krijoje nje te ardhme te ndritshme ne te gjithe boten arabe.

Fytyra a saj e qeshur duket se cuditerisht shkon ne sinkron edhe me profilin e nje zonje hijerende,pozicioni familjar dhe social i se ciles duket se duhet te jete testuar rende gjate 20 viteve qe burri i saj Abdullah II ibn Al Hussein ka qeverisur Jordanine,kombin arab qe ndan kufijte e tij me Irakun,Arabine Saudite,Sirine,Izraelin dhe Palestinen, duke e vendosur ate ne zemer te disa prej konflikteve me te habitshme globale te koheve te fundit dhe te dy nga fatkeqesive me te medha humanitare ne bote – ne Siri dhe Jemen. Jordania mbetet nje fener per elasticitetin dhe optimizmin ne boten arabe, ndersa mbreteresha e saj, nje simbol globalisht i respetkuar i figures femerore te Lindjes se Mesme.

Rania e Jordanise,simboli i femres se mencur dhe klas! 1

 

Rania e Jordanise,simboli i femres se mencur dhe klas! 2

 

Rania e Jordanise,simboli i femres se mencur dhe klas! 3

Rania e Jordanise,simboli i femres se mencur dhe klas! 4

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *