DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Kritika e ashper e Rozana Radit ndaj te gjithe atyre që nuk i respektojnë masat për t’u mbrojtur nga COVID-19

Shpërndaje

Këngëtarja dhe aktorja, Rozana Radi, ka bërë një reagim në rrjetet sociale ndaj njerëzve që nuk i respektojnë masat për parandalimin e infeksionit me COVID-19.

Autoritetet në shumë vende të botës, duke përfshirë Shqipërinë dhe Kosovën, kanë kërkuar respektimin e distancimit social, mbajtjes së maskave, si dhe rregullave tjerë për t’iu shmangur infeksionit eventual apo përhapjes së tij.

Por nje pjese e njerezve nuk i respektojne keto rregulla, çka duket qe ka nxitur edhe reagimin e forte te artistes.

“Për mua çdo individ, i cili nuk mban maskë, nuk mban distancim social, është një injorant dhe kjo pandemi më bëri të kuptoj që Shqipërinë e shkatërruan shqiptarët”.

“S’më plas fare për politikë as s’dua t’ia di… Kam miq të shtruar në spital, të cilët janë mosha ime dhe janë keq”.

“Ndaj ju lutem nëse keni ndërmend të merrni në qafë ata që i respektojnë këto rregulla, lidhni një gur në qafë vet dhe mbysni veten tuaj”, shkruhet në postimin e Rozanës.

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *