DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Star Kids

Recetat e Blezës së vogël -Kur pasioni nuk njeh moshë! 

Shpërndaje

Bleza Baftiu është një vajzë 11-vjeçare nga Tirana që jeton në Kosovë. Ajo ka pasion eksperimentimin e ushqime në shtëpi. Në shkollën ku ajo mëson në Kosovë, ka organizuar grupin ‘Nutricionistët e vegjël’, ku së bashku me shoqet e saj, shkojnë nëpër klasa të ndryshme dhe me anë të disa tabelave të bëra nga vetë ato në letra të bardha, ju tregojnë nxënëse se si të ushqehen shëndetshëm dhe mos të konsumojnë ushqime nga kioskat.

Bleza shpesh del nëpër televizione të ndryshme në Kosovë e Shqipëri, ku tregon recetat e saj që përgatit dhe për familjen (sidomos për mamin që është shumë e zënë), ashtu dhe për vete. Bleza ka patur dhe një emision të vetin në RTK në kuadër të emisionit ‘Mësimet e Diolës’, ku fliste në këndin e saj të veçantë, mbi rolin e vitaminave në shëndet dhe ushqimet që përmbanin vitaminat e ndryshme. 

Sot Bleza ndan recetën e saj që e pëlqen shumë. Ajo e quan ‘avokado me shumë ngjyra’.

Përbërësit janë:

Avokado e butë

Karrota

Vezë të ziera

Kërpudha të skuqura

Ullinj

Djath

Fara susami 

Përgatitja: 

Fillimisht avokado prihet më gjysmë. Hiqet brendësia e saj dhe ruajmë me shumë kujdes lëkurën e avokados, e cila do të na shërbejë si një lloj pjate.

Ziehet një vezë dhe skuqim kërpudhat. Pastaj marrim secilin nga përbërësit e përmendur me lart dhe i presim në njësi të vogla. Përzihen me lugë dhe vendosen tek lëkura e avokados. Pra kryejmë mbushjen me ngjyrat e ushqimeve më lart.

Shtojmë sipër disa fara susami dhe receta është gati. Kjo është një recetë vegjetariane, e pasur me yndyrë të shëndetshme që na duhet sidomos për të marrë acidet yndyrore të rëndësishme për trurin tonë. Receta ka shumë proteinë që ndihmon në ndërtimin e muskujve. Ka kalori, prandaj preferohet më  shumë në mëngjes, por mund të shërbejë dhe si mesvakt për fëmijët. Ka minerale dhe vitamina të rëndësishme. Mund të shoqërohet dhe me një gotë kos.

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *