DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Lifestyle

Refleksologjia dhe benefitet  për shëndetin tonë  

Shpërndaje

Nga Danilo Zichichi 

 

Çfarë është refleksologjia ?

Refleksologjia është një teknikë manuale olistike që përdorej prej mijëra vitesh përpara. Në fillim lidhja midis zonave reflektuese dhe benefiteve bëhej në mënyrë empirike, por nga fillimi i viteve 900, studimet e bëra nga mjeket dhe paramjekët, na dhanë mundësinë të kishim informacione dhe lidhje midis zonave reflektuese dhe organeve përkatëse më të sakta dhe efikase. Gjatë gjithë viteve qe ushtroj këtë aktivitet, kam pasur mundësinë të integroj dhe të lidh midis tyre teknika të ndryshme, që jo vetëm mund të bashkeqëndrojnë me njëra-tjetrën, por shpesh  mund të jenë plotësuese për arritjen e një objektivi. 

Kujt i drejtohet refleksologjia?

Të gjithëve, nga i sapolinduri deri tek 90-vjeçari, me disa përjashtime të vogla.

Cilat janë avantazhet dhe në cilat raste nuk mund të përdoret refleksologjia?

Avantazhet janë të ndryshme:

-Lehtësi në ndërhyrje për faktin që, duke punuar me duart e tua nuk ke nevojë të kesh asnjë lloj instrumenti me vete.

-Asnjë efekt toksik nuk vjen si pasojë e këtij trajtimi sepse është vetë trupi që reagon në bazë të stimujve që ka marrë, pa u dashur të kapërdish asnjë lloj substance nga jashtë, pra që nuk e prodhon vetë trupi, dhe si e tillë nuk ka toksicitet.

-Mund të ndërhyhet në 90% të rasteve, edhe në fazë akute, sepse zonat reflektuese gjenden në distancë nga zona e simptomës. 

-Punohet me shkakun e simptomës dhe jo me efektin e simptomës (p.sh: shpeshherë përdoren medikamente të cilat kanë një efikasitet momental, por nuk zgjidhin problemin nga rrënja).

-Shpejtësia e efikasitetit, e cila ndryshon në bazë të personit dhe të simptomës që trajtojmë, shpeshherë më e shpejtë nga sa janë pritshmëritë e vetë personit.

Në çfarë konsiston teknika?

Kjo teknike përdor disa mikrosisteme të trupit tonë, të cilat kanë një lidhje të ngushtë me organe, aparate dhe sisteme të organizmit tonë.

Më të përdorurit janë: shputat e këmbëve, duart, veshi, abdoma, kurrizi (nëpërmjet metamereve).

Metoda ‘’Reflex’’ është një metodë që bashkon pjesë të 3 teknikave, të cilat i kam përdorur për një periudhë të gjatë edhe një nga një. Këto 3 teknika janë:

-riekuilibri energjitik i Chakrave

-meridianet e mjekësisë tradicionale kineze

-refleksologjia

Teknika e refleksologjisë që përdor unë dallohet nga teknikat e tjera klasike sepse në teknikën ‘’Reflex Zones’’ që përdor unë vlerësohen së bashku shumë ndërthurje të tipit energjitik kundrejt të cilave çdo individ i nënshtrohet vazhdimisht.

Cilat janë simptomat mbi të cilat refleksologjia vepron me një efikasitet të lartë?

Përmirëson:

-cilësinë e gjumit

-aktivitetin hormonal

-gjendjet e ankthit

-dhimbjen e kokës

-rregullsi dhe ulje të dhimbjeve menstruale

-difezat imunitare

-proçesin e tretjes

-fryrjet linfatike

-aktivitetin intestinal

-problemet e jashtëqitjes

-problemet e lidhura me lëkurën (akne, puçra, njolla)

-dhimbjet dhe kontrakturat muskulare

-gjendjet psikofizike ( duke punuar mbi emocionet e përmbajtura dhe lirimin e tyre)

– qendrimin

-problemet e aparatit urinar (cistiti, uretiti etj..)

-gjendjet e panikut

-dhimbjet e kurrizit

-migrenën

-dhimbjet artikulare

-të gjitha efektet që lë stresi

-oksigjenimin e shtresave të lëkurës

-shkarkimin e urrejtjes, frikës së akumuluar në kohë

 

 

 

Shënim : Zichichi  gradën doktor në shkencat e lëvizjes, i diplomuar pranë Universitetit të Palermos. Ai është i apasionuar prej kohësh pas fushës së shërimeve energjitike dhe natyrale. Ai  përdor teknika të ndryshme që i japin mundësinë personave të vënë në lëvizje burimet e veta për të gjetur ekuilibrin dhe mirëqenien personale. Trajtimet e refleksologjisë janë një fushë dhe term shumë i ri në Shqipëri dhe Dr. Zichichi është ndër të parët specialistë.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *