DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Diplomacy

Rekorde shitjesh në vetëm 30 ditë/ Libri i Barack Obamës ndër më të preferuarit në botë

Shpërndaje

‘’A Promised Land” (”Një tokë e premtuar”) është libri që ish presidenti Barack Obama lancoi në 17 Nëntor. Edhe pse ka vetëm një muaj që ka dalë në treg libri ka  akumuluar deri më tani plot 3.3 milionë kopje të shitura në SHBA dhe Kanada.

Libri është një rrëfim interesant dhe i vërtetë, i mbushur me fakte, përshkrime dhe përjetime të jetës së presidentit të 44-të të SHBA-së në krye të Shtëpisë së Bardhë.

Shtëpia botuese “Crown” ka bërë të ditur se me këto ritme libri po përparon drejt rrugës për t’u bërë një prej kujtimeve të ish-presidentëve që është shitur më shumë në kohët moderne.

Kujtojmë këtu se librat e ish-presidentëve “My Life” i Bill Clinton dhe “Decision Points” i George W. Bush arritën shitje nga 3,5 deri në katër milionë kopje.

Libri “Becoming” i ish-zonjës së parë, Michelle Obama, është shitur në mbi 8 milionë kopje në Amerikën e Veriut që nga viti 2018 kur ai doli në treg.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

sqSQ