DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Lifestyle Star Living

Rendesia e bimeve zbukuruese dhe luleve ne jeten tone. Disa keshilla te vlefshme per ata qe merren me artin e luletarise.

Shpërndaje

Kur njeriu u shkëput nga jeta e egër ai ndjeu nevojën për gjelbërim. Për të plotësuar këtë boshllëk ai filloi të bashkëjetojë me bimët e gjelbra duke zgjedhur ato me vlera më të veçanta Bimët u bënë pjesë e pandarë në gjithë jetën e njeriut duke e shoqëruar në festa dhe në fatkeqësi. Arti i lulëtarisë ka filluar thuajse  3000 vjet më parë. Persianët kultivonin bimët zbukuruese dhe me to rrethonin pallatet e tyre. Gjithashtu nga egjiptianët janë përdorur per  lavandën, jaseminin etj. Ndërsa tempujt fetare greke ishin të zbukuruar me fusha të tëra me lule. Duke u bazuar në të dhëna arkeologjike në disa qytete të vendit tonë, si dhe duke u mbështetur në folklorin tonë rezulton që shqiptarët kanë kultivuar lulet qe ne kohet e lashta.

Roli i bimëve zbukuruese në jetën e njeriut është i madh.Bimët në përgjithësi kanë efekt freskues sepse temperatura nën hije është  3-5oC më e ulët se në diell prandaj zakonisht mbillen pemë me hapësira të gjelbra ose anash rrugëve.Lulet shërbejnë për të shprehur një emocion si falënderim, mirënjohje, dashuri  etj.Në këto raste lule të veçanta shprehin një ndjenjë që fjala nuk është e aftë ta shprehe.Rendesia e bimeve zbukuruese dhe luleve  ne jeten tone. Disa keshilla te vlefshme per ata qe merren me artin e luletarise. 1

Lulet kanë vlerë si komponent kryesor në festat e ndryshme si ditëlindje, Shën Valentin, vdekje dhe martesa.Njeriu filloi të kultivonte lulet kur ai kishte stabilizuar jeten e vet.

Sipas shume studimeve eshte pare qe lulet dhe bimet sjellin pozitivitet ne jeten e njerezve dhe madje ndikojne edhe ne efektivitetin e aktiviteteve te ndryshme qe njerezit zhvillojne gjate dites,ata persona qe kane bime dhe lule prane, jane me efektive ne pune dhe me te qeshur.

Lulet fillojnë dhe mbarojnë ciklin e tyre biologjik brenda një viti kalendarik. Këtu hyjnë të gjitha bimët zbukuruese që e fillojnë ciklin biologjik në pranverë herët dhe e përfundojnë po atë vit lulëzimin dhe frutifikimin.

Shumëzohen me farë e cila mbillet në pranverë.Lulëzojnë në periudhën verë- vjeshtë dhe thahen me fillimin e ngricave të para.Këto janë bimë të vërteta njëvjeçare, sepse në natyrë dhe në kulturë janë të tilla, në dallim nga shumë lloje të tjera shumë vjeçare që në kulturë, trajtohen dhe mund të përdoren si 1-vjeçare.Këto janë bimë me origjinë tropikale apo subtropikale që lulëzojnë dhe frutifikojnë brenda vitit, dhe hyjnë në periudhën e qetësisë me ardhjen e faktorëve jo të përshtatshëm nga veprimi i të cilëve duhen mbrojtur dhe e fillojnë veprimtarinë jetësore në kushte të përshtatshme të mjedisit.Të gjitha bimët njëvjeçare, duke përfshirë edhe bimët që trajtohen në kulturë si të tilla, shumohen me farë e cila mbillet në pranverë herët, në shtrat, serrë, farishtore apo drejt e në vendin e përhershëm. Në sera dhe shtretër mbillen llojet e atyre farërave që e kanë prejardhjen nga vendet e ngrohta apo që mbillen me qëllim që të shpejtohet lulëzimi i tyre.

 Lulet dhe bimët e tjera zbukuruese kërkojnë kushte optimale klimatike e tokësore. Përshtatja e kushteve të kultivimit ndaj biologjisë së luleve, si dhe rajonizimi luleve duke u bazuar në kushtet klimatike e tokësore që ofron rajoni, janë baza e suksesit në lulëtari dhe në arkitekturen e mjedisit.Në vendin tonë rritën një numër mjaft i madh i luleve dhe bimëve të tjera zbukuruese.Pjesa më e madhe e tyre janë lule dhe bimë të krijuara dhe të ardhura nga vende të ndryshme të botës.Me ardhjen e kushteve të papërshtatshme për rritje dhe zhvillim siç janë zbritja e temperaturës apo rritja e saj në rastin e bimëve bulbore, zvogëlimi i orëve të ndriçimit diellor, rritja e thatësirës etj, bimët bien në periudhën e qetësisë për të rifilluar vegjetacionin përsëri me ardhjen e kushteve të përshtatshme për rritje dhe zhvillim.

Rendesia e bimeve zbukuruese dhe luleve  ne jeten tone. Disa keshilla te vlefshme per ata qe merren me artin e luletarise. 2

Përshtatja e teknologjisë së kultivimit me biologjinë e bimës ndikon në shfaqjen maksimale të tipareve ornamentale për të cilat kultivohet bima.Për rritjen dhe zhvillimin normal të bimës është i nevojshëm një regjim optimal i temperatures, lagështirës tokësore dhe ajrore sipas fazave të ndryshme të vegjetacionit.Kërkohet një regjim i caktuar i ndriçimit diellor i cili vepron nëpërmjet intensitetit të dritës dhe kohëzgjatjes së dritës në rajone të ndryshme dhe lloje të ndryshme bimësh etj.Regjimet e ndryshme klimatike kanë rol përcaktues në shpërndarjen gjeografike të botës bimore natyrore.Drita është burimi kryesor dhe i pazëvendësueshëm i energjisë.Lulet kanë kërkesa specifike për dritën, gjatësinë dhe intensitetin e saj.Rrezatimi diellor është burimi kryesor i energjisë që përcakton klimën e secilit rajon apo ekosistemi të planetit.Lulet kanë nevojë për nivele optimale të lagështirës ajrore dhe tokësore.Disa bimë rritën dhe zhvillohen mirë vetëm në kushtet e lagështirës së lartë ajrore.Një grup e toleron mungesën e lagështirës. Një grup tjetër nuk ka shumë kërkesa për lagështirë ajrore.Për këto bimë, në kushtet e lagështirës së ulët ajrore nuk është e domosdoshme freskimi dhe lagia me ujë e ambientit dhe e gjetheve.Me tokën është e lidhur mënyra e mbjelljes si dhe lidhja e luleve dhe zënia e fidanëve të shkurreve dhe bimëve të larta zbukuruese.Me tokën dhe veçoritë fiziko-kimike të saj është e lidhur ushqimi me ujë dhe element ushqyes të luleve dhe bimëve të tjera për një kohë të gjatë në të njëjtin vend.Për bimët dekorative ka shumë rëndësi përshkueshmëria e tokës, aftësia e lartë ujëmbajtëse, kapaciteti i lartë i këmbimit kationik, pastërtia nga barërat e këqija dhe dëmtuesit, pehashi i tokës dhe niveli i ujërave nëntokësore.Toka natyrale përdoret si vend mbjellje për lulet dhe bimët e tjera dekorative që do përdorën për gjelbërimin e bordurave, lulishtes etj.Prania dhe aktiviteti i mikroorganizmave përmirëson cilësitë e tokës pasi aktiviteti i tyre rrit disponibilitetin e elementeve ushqyes dhe shkallën e shfrytëzimit të tyre.

Klasifikimi i bimëve dekorative bëhet sipas:

  • Karakteristikave botanike ; grupohen sipas familjeve.
  • Moshës : janë 1, dhe shumëvjeçare.
  • Vendrritjes : ndahen në bimë që rriten në fushë të hapur dhe në mjedise të mbyllura.
  • Rendesia e bimeve zbukuruese dhe luleve  ne jeten tone. Disa keshilla te vlefshme per ata qe merren me artin e luletarise. 3Pamjes së jashtme : klasifikohen në bazë të gjetheve, luleve:
  • Bimë me gjethe gjithmonë të gjelbra janë bimë shumëvjeçare që mbahen në vazo,arka në kopshte.Me këto zbukuroheshin mjediset e brendshme .
  • Bimë me gjethe laramane edhe këto bimë i mbajnë gjethet gjatë gjithe vitit por dallohen nga të parat se kanë ngjyra
  • Bimë që çelin lule .Këto bimë mbillen në fushë te  hapur, në serra, në shtretër etj
  • Bimë me gjethe e kercell mishtore kanë kercell e gjethe të trasha me ose pa gjemba,disa çelin lule një pjese japin fruta .Janë bimë shumëvjeçare
  • Drurë me gjethe gjithmonë të gjelbra kanë kercej të drunjëzuar, të lartë, kurorë të madhe.Mbillën në fushë të hapur disa çelin lule,lidhin fruta japin fara.
  • Lloje që i lëshojnë gjethet në dimër kanë të njëtat veçori me grupin parardhës vetëm se u bie gjethët në dimër.
  • Lianet zbukuruese kanë kercell të hollë ose të trashë e të veshura me shumë degë janë shumëvjeçare.Çelin lule të bukura në kohe të ndryshme mbahen në vazo e në fushë të hapur.

 

 

 

 

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *