DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Revista ‘’People’’ : ‘’Future Nostalgia’’ i Dua Lipës albumi më i mirë për 2020-ën

Shpërndaje

2020 është viti i artë i Dua Lipës. Së fundmi albumi i saj ‘’Future Nostalgia’’ është zgjedhur nga revista ‘’People’’ në krye të listës së 10 albumeve më  mira dhe të suksesshme të vitit.

Ka qenë vetë artistja shqiptare me famë botërore që rishpërndau në InstaStory disa imazhe të miqve të saj, të cilët krenoheshin me suksesin e saj.

“Future Nostalgia” u publikua në muajin mars dhe është albumi më i dëgjuar i një artisteje femër për këtë vit në platformën më të madhe të muzikës në botë, Spotify.

Kjo është renditja sipas ‘’People’’ për 10 albumet më të mira të vitit 2020:

  1. Future Nostalgia nga Dua Lipa
  2. Folklore nga Taylor Swift
  3. Chromatica nga Lady Gaga
  4. Ungodly Hour nga Chloe x Halle
  5. Rare nga Selena Gomez
  6. Plastic Hearts nga Miley Cyrus
  7. Fetch the Bolt Cutters nga Fiona Apple
  8. After Hours nga The Weeknd
  9. The Otherside nga Cam
  10. Papi Juancho nga Maluma

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

sqSQ