Rezidenca në New Orleans e Beyoncé dhe Jay-Z përfshihet nga flakët
Shpërndaje

Rezidenca në New Orleans e Beyoncé dhe Jay-Z është përfshirë nga flakët.
Lajmi u dha nga “New York Post” që raporton se për fikjen e zjarrit u desh ndërhyrja e 22 zjarrfikësve.
Për fat të mirë artistët nuk ishin në shtëpi në momentin e zjarrit, ndërkohë që hetimi për të zbuluar shkaqet e këtij incidenti vazhdon.
“Nëse zjarrfikësit nuk do të shkonin menjëherë në vendngjarje, shtëpia do të kishte pësuar më shumë dëme”, shkruan “New York Post”.
Kjo është ngjarja e dytë e sikletshme e çiftit të njohur të showbizit, shtëpia e të cilëve në muajin mars të këtij viti u bastis nga hajdutët të cilët vodhën me dhjetëra sende me vlerë.