DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Rihanna në pritje të fëmijës së parë ?

Shpërndaje

Thashethemet në lidhje me shtatzëninë e mundshme të Rianna-s filluan të qarkullojnë pas paraqitjes së saj në Barbados. Shteti më i ri i botës shpalli dje pavarësinë nga Mbretëria e Bashkuar dhe e nderoi artisten e njohur me titullin më të lartë, atë të Heroit Kombëtar. Rihanna është ambasadore e vendit që nga viti 2018 dhe të martën më 30 nëntor u njoftua se do të bëhej anëtare e Urdhrit të Heronjve Kombëtarë.

Fotot e publikuara nga ceremonia ku shihet artistja me bark pak rrumbullak, bënë fansat që të nisnin të spekulonin se këngëtarja ishte shtatzënë. Vetë Rihanna nuk i është përgjigjur thashethemeve për shtatzëninë. Aktualisht Rihanna është në një romancë me A$AP Rocky. Ata e konfirmuan zyrtarisht në maj 2021 lidhjen e tyre, kur Rocky e quajti Rihannën “zonja ime” dhe “dashuria e jetës sime” në një intervistë për GQ.

 

Sa kohë kanë qenë bashkë Rihanna dhe A$AP Rocky? 

Ndërsa Rihanna dhe Rocky kanë qenë miq për gati një dekadë, besohet se marrëdhënia e tyre u bë romantike vetëm kohët e fundit. Të dy kanë bashkëpunuar në një sërë projektesh në të kaluarën, si Rihanna duke luajtur në videoklipet muzikore të Rocky-t, ose Rocky duke u shfaqur në fushatën e Rihanna-s Fenty Beauty.

Ata bënë debutimin e tyre në tapetin e kuq si çift në Met Gala në shtator 2021.

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *