DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Kendi i Filmit dhe Letërsisë

Rikthehet Fast & Furios me pjesëmarrjen e jashtëzakonshme të Helen Mirren

Shpërndaje

Pas një viti të vështirë që bllokoi ngjarjet kinematografike, ‘’Fast&Furious 9’’ do të shfaqet në kinema më 28 maj.

Ky edicion i nëntë i një prej filmave më të popullarizuar aksion ka në gjirin e vetë aktorë si Helen Mirren.

Mirren u shfaq për herë të parë në ‘’The Fate of the Furious’’ të lansuar në vitin 2017. Ajo luan Magdalene “Queenie” , nënën e Deckard Shaw të Jason Statham, Owen Shaw të Luke Evans dhe Hattie Shaw të Vanessa Kirby.

75-vjeçarja , e cila nuk kishte pasur shumë mundësi për të luajtur në filma aksion gjatë karrierës së saj 50 vjeçare, loboi publikisht për një rol në ‘’Fast & Furious.‘’

Fansat presin me padurim për të parë personazhin e Mirren në ‘’Fast&Furious’’ e aq më tepër për faktin që ajo do të jetë në timon. Mirren është shfaqur në një numër të madh filmash gjatë gjithë karrierës së saj.

Ajo është një aktore e kalibrit të lartë. Gjatë karrierës së saj, ajo ka portretizuar tre mbretëresha britanike në filma dhe seriale të ndryshme televizive: Elizabeth I në serinë televizive ‘’Elizabeth I’’ (2005), Elizabeth II në ‘’The Queen’’ (2006) dhe Charlote në ‘’Çmenduria e Mbretit George’’ (1994). Ajo është aktorja e vetme që ka portretizuar të dy Mbretëreshat Elizabeth në ekran.

Rikthehet Fast & Furios me pjesëmarrjen e jashtëzakonshme të Helen Mirren 1

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

sqSQ