DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Rikthehet ”Spice Girls”, më 29 tetor publikojnë versionin e ri të albumit debutues

Shpërndaje

Grupi i famshëm ikonik ‘’Spice Girls’’ është duke publikuar një projekt të ri, i cili do te vije me rastin e 25 vjetorit të lansimit të hitit “Wannabe”.

Pjesë e albumit do të jetë edhe kënga origjinale “Wannabe”, ndërsa “Wannabe25” do të jetë në dispozicion për t’u dëgjuar përmes të gjitha platformave. Edhe kënga “Feed Your Live”, një projekt muzikor i pa publikuar kurrë me pare, do te jete po ashtu pjese e këtij albumi. Duke treguar se data e lansimit është 29 tetori grupi ikonik ka treguar se albumi do të përfshijë disa nga këngët më të njohura të tyre dhe po ashtu këngë të cilat nuk janë dëgjuar më parë nga arkiva.

Duke folur për albumin, Victoria Beckham ka thënë: “Ne nuk mund të linim që 25 vjetori të kalonte pa falënderuar adhuruesit për mbështetjen e tyre të jashtëzakonshme”.

Albumi ikonik i Spice Grils, “Spice”, u lansua më 4 nëntor 1996, duke qëndruar 15 javë në pozitën e parë në top listën “Official UK Album Charts”.

Grupi i famshëm që u nda zyrtarisht në vitin 2000, për herë të fundit performoi në vitin 2019, në një turne në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë.

 

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *