Rita Ora dhe Taika Waititi drejt martesës?
Shpërndaje

Mediat britanike shkruajnë se Rita Ora dhe i dashuri i saj, regjizori, Taika Waititi janë drejt martesës.
Këngëtarja 31-vjeçare, udhëtoi drejt Australisë me të muajin e kaluar dhe burimet e afërta me çiftin thonë se Rita do të marrë një unazë fejese për Krishtlindje. “Rita dhe Taika janë kokë e këmbë të dashuruar”, tha një burim për The Sun.“Nga ajo që thotë ajo, ai është “i vetmi” për të. Asnjë nga shoqëria e saj nuk do të befasohej nëse ai do ta bënte pyetjen së shpejti,” shtoi burimi.
Prindërit e Ritës, Besnik dhe Vera Sahatçiu, thuhet se tashmë i kanë dhënë Taikës bekimin për t’u martuar me vajzën e tyre pas takimit me të në Londër.
Rita aktualisht ndodhet në Australi me Taika për të filmuar sezonin e ri të ‘The Voice”.
Ajo u takua me skenaristin fitues të Oscar, në Australi në muajin shkurt teksa po xhironte sezonin e kaluar të ‘The Voice”.