Rita Ora dhe Taika Waititi të lumtur krah njëri-tjetërit në premierën e “Eternals”
Shpërndaje

Rita Ora dhe Taika Waititi dukeshin të lumtur krah njëri-tjetërit teksa parakaluan në tapetin e kuq për premierën e filmit “Eternals” në Los Angeles.
Artistja e “Your Song” dukej engjëllore me një fustan të bardhë me një model asimetrik të prerjes në gjoks, ndërsa regjisori i “Thor: Love and Thunder” dukej elegant me një kostum gri dy pjesësh me detaje me vija.
Rita dhe Taika kanë filluar të frekuentojnë njëri-tjetërin që në mars të këtij viti, ndërsa debutimin e tyre publik si çift e bënë në muajin gusht në premierën e “The Suicide Squad”.
Ylli i pop -it për herë të parë foli në lidhje me romancën e saj me Waititi-n për “Australian Vogue vetëm pak kohë më parë, duke u shprehur:
“Unë jam në një moment të mrekullueshëm në jetën time, kjo është gjithçka që do të them për këtë tani”.