DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Rita Ora feston sot ditëlindjen e 31-të, karriera dhe triumfet ndërkombëtare

Shpërndaje

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, feston sot ditëlindjen e saj të 31-të. Ky 31-vjetor i lindjes e gjen Ritën me një karrierë të suksesshme ndërkombëtare në muzikë, film dhe modeling.

Ajo u bë e njohur në shkurt 2012 kur ajo u shfaq në këngën e DJ Fresh “Hot Right Now”, e cila u rendit në krye të top listave në Mbretërinë e Bashkuar.

Që në moshën e adoleshencës, e shkolluar në të njëjtën shkollë spektakli me Amy Winehouse-in (e cila ishte disa vjet më e madhe se Rita Ora), Sylvia Young Theatre School, ajo filloi të frekuentonte ambientet artistike londineze.

Në moshën 14-vjeçare, ajo u zbulua në një konkurs talentesh nga producenti Jason Mraz.

Fati, talenti, mundësitë, gjithçka grumbullohet dhe ajo fillon të ngjisë shkallët e famës.

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *