DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Rita Ora i bashkohet koncertit humanitar për COVID-19

Shpërndaje

Vetëm pak ditë më parë në bashkëpunim me  “Global Citizen”, Lady Gaga  njoftoi sedo të organizojë një koncert virtual për të ndihmuar ndalimin e përhapjes së COVID-19.

Në këtë koncert, i cili do të mbahet me 18 prill, do të marrin pjesë figura të njohura publike, duke filluar nga Billie Eilish, David Beckham, John Legend e ndër ta edhe të të shëruarit nga virusi, Idris dhe Sabrina Elba. Emrave të njohur u është bashkuar edhe këngëtarja Rita Ora, e cila e ka bërë të ditur këtë lajm përmes rrjetit social Instagram.

“Jam shumë e nderuar t’ju njoftoj që i bashkohem ‘’Një botë: Së bashku në shtëpi’’, të shtunën, 18 prill për OBSH dhe ‘’Global Citizen!’’ Së bashku ne do të performojmë për të falënderuar punonjësit e kujdesit shëndetësor në të gjithë botën, në mbështetje të Fondit të Përgjigjes së Solidaritetit COVID-19 për OBSH. Ju lutemi qëndroni të sigurt dhe qëndroni në shtëpi”, shkroi Rita.

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *