DUKE U NGARKUAR

Shkruaj për të kërkuar

Showbiz

Rita Ora konfirmohet si pjesë e jurisë së ‘The Voice Australia ‘

Shpërndaje

Rita Ora është konfirmuar si pjesë e jurisë së ‘The Voice Australia ‘për vitin 2021.

Siç është raportuar nga Perth Now, ylli i pop-it do të bashkohet në një panel me disa nga yjet australiane të muzikës si Keith Urban, Jessica Mauboy, dhe Guy Sebastian.

Kjo nuk është hera e parë që këngëtarja shqiptare me famë botërore do të marr pjesë në jurinë e një kompeticioni të përmasave të tilla. Rita ka qenë pjesë edhe e shfaqjes së talenteve në edicionet britanike të mëparshme të ‘The Voice’ dhe ‘X Factor’.

“Unë e dua The Voice dhe unë absolutisht e adhuroj Australinë kështu që kjo është një lajm shumë i gëzueshëm për mua’’.

“Duke qenë një trajnere në seritë e kompeticioneve të tilla  në Mbretërinë e Bashkuar, unë e di se sa  i fuqishëm mund të jetë ky kompeticion në realizimin e ëndrrave të të rinjve. Mezi pres të gjejmë super yllin e ardhshëm të Australisë”, shtoi ajo.

 

Lër një Koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

sqSQ